Vjosa Osmani deklaron mbi 10 mijë euro mëditje nga udhëtimet zyrtare
Në deklarimin e fundit të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ish-presidentja Vjosa Osmani ka raportuar të ardhurat dhe pasuritë e saj për vitin e fundit. Sipas të dhënave, ajo ka përfituar mbi 10 mijë euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit, ndërkohë që paga e saj si presidente ka qenë mbi 33 mijë…
Lajme
Në deklarimin e fundit të pasurisë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, ish-presidentja Vjosa Osmani ka raportuar të ardhurat dhe pasuritë e saj për vitin e fundit.
Sipas të dhënave, ajo ka përfituar mbi 10 mijë euro mëditje nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit, ndërkohë që paga e saj si presidente ka qenë mbi 33 mijë euro në vit, transmeton lajmi.net.
Sa i përket pasurive të paluajtshme, nuk ka pasur ndryshime. Në emër të saj figuron një tokë me vlerë rreth 35 mijë euro, si dhe një shtëpi në bashkëpronësi me vlerë mbi 200 mijë euro.
Ndërkohë, në emër të bashkëshortit janë deklaruar disa prona të tjera, përfshirë një banesë, dy shtëpi në Australi dhe një garazh, me vlerë të përgjithshme që kap disa qindra mijëra euro.
Në pjesën e kursimeve, Osmani ka deklaruar mbi 3 mijë euro para të gatshme, ndërsa bashkëshorti i saj rreth 750 euro.
Sa i përket detyrimeve financiare, në deklarim përfshihen rreth 9 mijë euro për punime shtesë në shtëpi, si dhe mbi 20 mijë euro borxh lidhur me një banim në Melbourne.
Gjithashtu, bashkëshorti i saj ka raportuar të ardhura vjetore nga paga dhe qiraja e pronave në Australi./lajmi.net/


