Granit Plava nuk jep asnjë deklaratë përfundimtare, e mbështet atë çka e ka thënë avokati

Në seancën e fjalëve përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Granit Plava nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupit gjykues. Ndryshe nga të akuzuarit e tjerë, Plava ka zgjedhur të mos flasë gjatë kësaj faze të procesit gjyqësor, duke mbështetur atë që ka thënë avokati i tij, transmeton lajmi.net. Në këtë…

Lajme

17/04/2026 12:14

Në seancën e fjalëve përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Granit Plava nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupit gjykues.

Ndryshe nga të akuzuarit e tjerë, Plava ka zgjedhur të mos flasë gjatë kësaj faze të procesit gjyqësor, duke mbështetur atë që ka thënë avokati i tij, transmeton lajmi.net.

Në këtë seancë, prokurorja e rastit ka kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit, duke theksuar se janë administruar të gjitha provat dhe janë dëgjuar dëshmitarët, ndërsa ka kërkuar që të shqiptohet burgim i përjetshëm.

Ndërkohë, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, në fjalën e tij ka kërkuar drejtësi dhe dënim maksimal, duke pretenduar se rasti është i dokumentuar me prova dhe dëshmi të shumta.

Edhe i akuzuari Naim Murseli në fjalën e tij përfundimtare ka mohuar përfshirjen në vrasje, duke deklaruar se nuk ka qenë në veturë në momentin e ngjarjes dhe se nuk ka paguar për kryerjen e krimit, si dhe ka kërkuar një vendim të drejtë nga gjykata./lajmi.net/