Naim Murseli në fjalën përfundimtare: Iu betohem se s’kam paguar për vrasje, e vërteta është krejt ndryshe – Behgjet Pacolli s’ka lidhje me këtë rast

Në fjalën e tij përfundimtare në procesin gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli ka mohuar përfshirjen në krim dhe ka deklaruar se pret një vendim të drejtë nga gjykata. Ai ka thënë se gjatë procesit gjyqësor, sipas tij, janë përmendur persona që nuk kanë lidhje me rastin, përfshirë Behgjet…

Lajme

17/04/2026 12:05

Në fjalën e tij përfundimtare në procesin gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i akuzuari Naim Murseli ka mohuar përfshirjen në krim dhe ka deklaruar se pret një vendim të drejtë nga gjykata.

Ai ka thënë se gjatë procesit gjyqësor, sipas tij, janë përmendur persona që nuk kanë lidhje me rastin, përfshirë Behgjet Pacollin, për të cilin shprehu keqardhje që është përmendur emri i tij, transmeton lajmi.net.

Murseli ka theksuar gjithashtu rëndësinë e vendimit gjyqësor, duke kërkuar drejtësi për rastin dhe për të ardhmen e fëmijëve të tij.

Në vijim, ai ka deklaruar:

“Ne këtë proces gjyqësor pa të drejtë, disa herë është përmendur edhe Behgjet Pacolli, i cili fare s’ka lidhje me këtë rast, dhe e kisha të nevojshme se ndjej keqardhje saher është përmendur emri i tij.

Ju duhet të merrni vendim së shpejti për këtë rast. Ne kemi propozuar një CD se ku shihet komunikimi me fëmijët dhe e vetmja arsye që s’kam komunikim të rregullt me fëmijë është se jam në paraburgim, jo se ata nuk duan të flasin.

Iu betohem se Naim Murseli nuk ka qenë fare në veturë në momentin e vrasjes dhe iu betohem se Naim Murseli s’ka paguar për vrasjen, kjo është e vërteta.

Unë jam akuzuar dhe targetuar nga mediat dhe nga kjo sallë, por e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Ju duhet të vendosni për fatin tim dhe fatin e fëmijëve të mi, dhe nga ju pres një vendim të drejtë. Pres nga ju që të ketë vërtet drejtësi për Liridonën, pasi kjo është arsyeja pse jemi këtu, sepse ajo meriton drejtësi të plotë.”/lajmi.net/