Leonard Ademaj kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën: E kanë organizuar vrasjen
Në fjalën përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, ka dhënë një deklarim emocional para trupit gjykues, duke kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit. Ai ka theksuar se familja Ademaj ka kaluar një periudhë të rëndë, por se kanë zgjedhur të besojnë në drejtësi, transmeton lajmi.net. “I nderuar trup…
Lajme
Në fjalën përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj, vëllai i viktimës, Leonard Ademaj, ka dhënë një deklarim emocional para trupit gjykues, duke kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit.
Ai ka theksuar se familja Ademaj ka kaluar një periudhë të rëndë, por se kanë zgjedhur të besojnë në drejtësi, transmeton lajmi.net.
“I nderuar trup gjykues, por edhe të gjithë shqiptarët, e kanë të qartë një gjë: Naimi e ka organizuar këtë vrasje, duke e zgjedhur Granitin si ekzekutor. Në 22 kamera të sigurisë janë kapur Naimi, Kushtrimi dhe Graniti”, ka deklaruar ai.
Leonard Ademaj ka përmendur edhe prova që, sipas tij, janë nxjerrë nga telefonat e të akuzuarve, përfshirë një mesazh me përmbajtjen “A kryhet nesër”.
Ai ka theksuar se rasti duhet të shërbejë si alarm për shoqërinë, duke kujtuar numrin e grave të vrara që nga paslufta.
“Është e rëndë të mendosh se një kriminel i kërkon një dajë dhe një nipi të vrasin gruan e tij. Është e qartë se kush e gjeti vrasësin, Naimi kërkoi të vritej Liridona”, është shprehur ai.
Në fjalimin e tij, ai ka paraqitur edhe mënyrën se si, sipas tij, është ndërtuar zinxhiri i krimit:
“Pa Naimin nuk do të kishte Kushtrim, pa Kushtrimin nuk do të kishte Granit dhe pa Granitin nuk do të kishte vrasje.”
Duke folur për fëmijët e viktimës, ai ka thënë se ata do të rriten me mungesën e nënës dhe ka kërkuar drejtësi për ta.
“Vrasësit makabër duhet të marrin dënimin e merituar. Kërkojmë burgim të përjetshëm”, ka përfunduar ai./lajmi.net/