Seanca përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt mbahet sot
Sot, duke filluar nga ora 9:30, pritet të mbahet seanca e fundit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku palët do të paraqesin fjalët përfundimtare para vendimit të gjykatës. Sipas aktakuzës, të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kishin arritur marrëveshje paraprake për kryerjen e vrasjes, me pretendimin se Murseli do t’i…
Lajme
Sot, duke filluar nga ora 9:30, pritet të mbahet seanca e fundit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ku palët do të paraqesin fjalët përfundimtare para vendimit të gjykatës.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kishin arritur marrëveshje paraprake për kryerjen e vrasjes, me pretendimin se Murseli do t’i paguante Plavës shumën prej 30 mijë eurosh për realizimin e krimit, transmeton lajmi.net.
Prokuroria thekson se ideja për vrasjen kishte ardhur nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si pasojë e problemeve në marrëdhëniet familjare dhe martesore, të cilat, sipas aktakuzës, kishin nxitur motivin për hakmarrje.
Në dokumente thuhet se fillimisht Murseli ia kishte shpalosur planin Kushtrim Kokallës, i cili kishte refuzuar të përfshihej drejtpërdrejt në organizimin e vrasjes. Megjithatë, më pas ai kishte ndërmjetësuar kontaktin me Granit Plavën, duke e lidhur atë me Murselin.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, arma e përdorur në krim ishte siguruar nga Naim Murseli përmes të akuzuarit Tom Dodaj, nga i cili dyshohet se e kishte blerë për 280 euro, së bashku me 20 fishekë.
Kjo armë, sipas prokurorisë, u përdor për kryerjen e vrasjes së tashmë të ndjerës./lajmi.net/