Parashikimi i motit për të premten

Të premten pritet mot i qëndrueshëm me alternime mes diellit dhe vranësirave të shpërndara gjatë ditës. Kushtet atmosferike do të jenë përgjithësisht të favorshme, pa reshje të parashikuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, duke sjellë një ditë…

Lajme

16/04/2026 23:56

Të premten pritet mot i qëndrueshëm me alternime mes diellit dhe vranësirave të shpërndara gjatë ditës. Kushtet atmosferike do të jenë përgjithësisht të favorshme, pa reshje të parashikuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius, duke sjellë një ditë relativisht të freskët në mëngjes dhe të këndshme gjatë orëve të mesditës, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 6 metra në sekondë./lajmi.net/