Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhër ndërkombëtar për falsifikim parash

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është realizuar ekstradimi nga Zvicra i një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Falsifikim i parave”. Sipas Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante vendore dhe autoritetet zvicerane, transmeton lajmi.net. “Policia…

Lajme

16/04/2026 21:04

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është realizuar ekstradimi nga Zvicra i një shtetasi kosovar, i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Falsifikim i parave”.

Sipas Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante vendore dhe autoritetet zvicerane, transmeton lajmi.net.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 16.04.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.”

I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, pasi dyshohet se ishte përfshirë në veprën penale “Falsifikim i parave” dhe i njëjti kishte qenë në arrati nga drejtësia.

“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Falsifikim i Parave’ dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.”

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional.

“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Zvicerane dhe i njëjti pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.”

Në fund, Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për luftimin e kriminalitetit dhe kapjen e personave të kërkuar./lajmi.net/