Aeroporti në Vlorë, Pacolli: Erdha me gëzim që të krijoj një margaritar për Shqipërinë, por ajo ëndërr u kthye në ankth

Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar në lidhje me situatën me Aeroportin në Vlorë, të cilin po e ndërtone e për çka është shprehur i zhgënjyer. Ai ka thënë se ka ardhur me zemër të mbushur me gëzim dhe dëshirë e ëndërr të madhe që të krijonte një trashëgimi që do t’i mbetej Shqipërisë,…

Lajme

16/04/2026 16:43

Ish-kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar në lidhje me situatën me Aeroportin në Vlorë, të cilin po e ndërtone e për çka është shprehur i zhgënjyer.

Ai ka thënë se ka ardhur me zemër të mbushur me gëzim dhe dëshirë e ëndërr të madhe që të krijonte një trashëgimi që do t’i mbetej Shqipërisë, ndërsa ka thënë se sot ajo ëndër është duke u kthyer në ankth.

Pacolli ka thënë se ajo që duhej të ishte krenari, po shndërrohet në një problem që rrezikon të marrë përmasa të rënda, shkruan lajmi.net.

“Jam ende i përkushtuar. Ende besoj se kjo vepër mund dhe duhet të ekzistojë. Por kurrë nuk duhet te pengohet nga padrejtesija nga njerëz të dhunshëm nga njerëz  qe shesin shpirtin e tyre nga njerëz  te liget dhe mashtrues. Është e dhimbshme kur sheh se e mira luftohet, ndërsa e keqja gjene mbështetje. Disa thonë se janë me Zotin… por unë pyes: kur dëmtohet e drejta, kur pengohet e mira, a mund të jetë ne harmoni me Zotin?”, ka shkruar Pacolli.

Ai ka thënë se zgjedh të qëndroj me të drejtën, me punën dhe me të vërtetën sepse sipas tij vetëm ato ndërtojnë diçka që mbetet.

Pacolli ka thënë se nuk do të ndalet. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: