Malisheva në zi, Kastrati: Dhimbje e papërshkrueshme për këtë tragjedi
Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë në këtë komunë ku humbën jetën tre persona. Kastrati publikoi emrat e viktimave të këtij rasti. Ai deklaroi se kjo është një dhimbje e papërshkrueshme. Kreu i kësaj komune bëri të ditur se bëhet fjalë për Ilir Berishën dhe dy fëmijet e tij, vajzën Naile…
Lajme
Kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë në këtë komunë ku humbën jetën tre persona.
Kastrati publikoi emrat e viktimave të këtij rasti.
Ai deklaroi se kjo është një dhimbje e papërshkrueshme.
Kreu i kësaj komune bëri të ditur se bëhet fjalë për Ilir Berishën dhe dy fëmijet e tij, vajzën Naile dhe djalin Kujtimin.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi në lagjen Mirdita në Malishevë, ku humbën jetën Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, vajza Naile dhe djali Kujtimi. Kjo është një humbje e madhe dhe një dhimbje e papërshkrueshme për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin tonë. Në emër të Komunës dhe në emrin tim personal, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen tonë në këto momente të vështira”, deklaroi Kastrati.
“Institucionet përkatëse janë duke u marrë me rastin dhe presim që shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë të zbardhen sa më shpejt. Ngushëllime familjes Berisha dhe të afërmve, si dhe të gjithë qytetarëve që me dhimbje të madhe e kanë përjetuar këtë fatkeqësi të rëndë”, shtoi i pari i Malishevës.