Shefja në detyrë e BE-së takon Kusari-Lilën, thekson mbështetjen për reformat ekonomike

Shefja në Detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar të enjten me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila. Sipas njoftimit zyrtar, Palatova e ka uruar Kusari-Lilën për detyrën e re, duke i shprehur njëkohësisht mbështetjen e Bashkimit Evropian për avancimin e reformave ekonomike në vend. Në fokus të takimit ishin zbatimi…

Lajme

16/04/2026 15:19

Shefja në Detyrë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, është takuar të enjten me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Sipas njoftimit zyrtar, Palatova e ka uruar Kusari-Lilën për detyrën e re, duke i shprehur njëkohësisht mbështetjen e Bashkimit Evropian për avancimin e reformave ekonomike në vend.

Në fokus të takimit ishin zbatimi i reformave që lidhen me Planin e Rritjes, zhvillimi i sektorit privat, integrimi ekonomik rajonal si dhe përafrimi i Kosovës me Tregun e Përbashkët të BE-së.

“Shefja në Detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova, u takua sot me Ministren e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, për ta uruar atë për detyrën e saj të re, duke shprehur mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformave që lidhen me Planin e Rritjes, zhvillimin e sektorit privat, integrimin ekonomik rajonal dhe përafrimin e Kosovës me Tregun e Përbashkët të BE-së”, thuhet në njoftim.