Silva konfirmon largimin nga Manchester City në fund të sezonit
Mesfushori portugez dhe kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva njoftoi zyrtarisht se po largohet nga klubi anglez në fund të kontratës së tij, e cila skadon në verë. 31 vjeçari portugez po përfundon sezonin e tij të nëntë në Manchester City, pasi iu bashkua klubit në sezonin 2017/2018 nga Monaco. Në total, Silva ka bërë…
Sport
Mesfushori portugez dhe kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva njoftoi zyrtarisht se po largohet nga klubi anglez në fund të kontratës së tij, e cila skadon në verë.
31 vjeçari portugez po përfundon sezonin e tij të nëntë në Manchester City, pasi iu bashkua klubit në sezonin 2017/2018 nga Monaco.
Në total, Silva ka bërë 451 parqitje zyrtare për klubin anglez, duke e bërë atë lojtarin e gjashtë në listën e më shumë paraqitjeve për Cityn.
Një produkt i akademisë së Benfica-s, Bernardo Silva u largua nga Lisbona në vitin 2014 për t’u bashkuar me Monacon. Pas tre sezonesh me klubin nga Principata, mesfushori u transferua te Manchester City, ku tani po përfundon sezonin e tij të nëntë dhe të fundit, duke fituar, ndër trofe të tjerë, një Ligë të Kampionëve dhe gjashtë tituj të Premier Ligës.
Postimi i plotë i Bernardo Silvës:
“Kur mbërrita 9 vjet më parë, po ndiqja ëndrrën e një djali të vogël, duke dashur të kisha sukses në jetë, duke dashur të arrija gjëra të mëdha. Ky qytet dhe ky klub më dhanë shumë më tepër se kaq, shumë më tepër sesa shpresoja ndonjëherë.
Ajo që fituam dhe arritëm së bashku është një trashëgimi që do të mbetet përgjithmonë në zemrën time. Centurions, katër titujt vendas, tripleta, katër titujt radhazi dhe shumë më tepër… Nuk ishte aq keq.
Pas disa muajsh, është koha t’i themi lamtumirë qytetit ku jo vetëm fituam kaq shumë si klub futbolli, por edhe ku fillova martesën dhe familjen time. Nga thellësia e zemrës sime, Ines dhe Carlota, faleminderit!” – shkroi Silva në një postim në rrjetet sociale.
Këtë sezon, si kapiten, ai ka luajtur 44 ndeshje zyrtare, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë pesë asiste.