Detaje të reja nga tragjedia në Malishevë – Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë. Sipas policisë, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, rasti është raportuar sot rreth orës…

Lajme

16/04/2026 14:22

Një burrë dhe dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë.

Sipas policisë, viktima është një burrë rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, rasti është raportuar sot rreth orës 12:55, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

“Brenda banesës janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe dy fëmijë, të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se ishin pa shenja jete”, ka bërë të ditur Elezaj për lajmi.net.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar apo dëme shtesë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike./Lajmi.net/