IPK rekomandon suspendimin e një Rreshteri dhe një Togeri në Mitrovicë e Gjilan për arsye të ndryshme
Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar Policisë suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara. Zyrtarët policor për të cilët është rekomanduar suspendimi, janë njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan, njëri me gradën e Rreshterit dhe tjetri me atë të Togerit. “Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë…
Lajme
Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar Policisë suspendimin e dy zyrtarëve policorë në dy raste të ndara.
Zyrtarët policor për të cilët është rekomanduar suspendimi, janë njëri në Mitrovicë dhe tjetri në Gjilan, njëri me gradën e Rreshterit dhe tjetri me atë të Togerit.
“Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur më 15.04.2026, në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se një Zyrtar Policor me gradën Rreshterë, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ka kryer vepër penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj Rreshterit, është iniciuar rast penal “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, ka njoftuar Policia.
“Në bazë të hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se Zyrtari Policor me gradën Toger, derisa ishte duke u intervistuar në ambientet e Inspektoratit Policor të Kosovës është hasur duke bërë incizimin e paparalajmëruar të hetuesve dhe procesit të intervistimit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtine, ndaj Togerit, është iniciuar rast penal “Fotografimi dhe Incizimet tjera të paautorizuar” nga neni 202 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar IPK. /Lajmi.net/