Në arrati që nga 2022-ta, arrestohet i dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit në Lipjan dhe një tjetër që i ndihmoi – Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur të arrestojnë të pandehurin M.G, që dyshohet për vrasje të rëndë. Ai është ndaluar për 48 orë, ndërkaq i janë sekuestruar dy armë, narkotikë dhe dokumentë të falsifikuara cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies…

Lajme

16/04/2026 13:17

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur të arrestojnë të pandehurin M.G, që dyshohet për vrasje të rëndë.

Ai është ndaluar për 48 orë, ndërkaq i janë sekuestruar dy armë, narkotikë dhe dokumentë të falsifikuara cilat i pandehuri i ka përdorur gjatë kohës së arratisë, me qëllim të shmangies nga legjitimimi.

Po ashtu, në këtë aksion është arrestuar edhe një person tjetër në drejtim të veprës penale Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale nga neni 380 i KPRK-së.

“Prokurori i shtetit me kohë do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve hetimore të nevojshme, si dhe do të shqyrtoj mundësinë e paraqitjes së kërkesës për ndonjë nga masat për sigurinë e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. Prokurori i shtetit do të vazhdoj punën në mënyrë që të gjithë kryerësit e veprave penale të vendosen para drejtësisë”, ka njoftuar Prokuroria.

I arrestuari është Muhamet Gashi, i dyshuari për vrasjen të rëndë që ka ndodhur në Lipjan më 5 gusht të 2022-tës, ku viktimë ishte 22 vjeçari Dardan Gashi.

Një muaj pas ngjarjes së rëndë, në polici ishte dorëzuar Gazmend Selimi. /Lajmi.net/