Distria Krasniqi e pandalshme, shkon në finale dhe siguron medalje në Evropianin e xhudos

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Evropianit të xhudos. Xhudistja kosovare po tregohet e pandalshme në këtë kompeticion prestigjioz. Në gjysmëfinale, garuesja pejane e mposhti italianen Odette Giuffrida me “Yuko” në “Golden Score”. Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti çeken Tereza Bodnarova. E…

Sport

16/04/2026 13:00

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Evropianit të xhudos.

Xhudistja kosovare po tregohet e pandalshme në këtë kompeticion prestigjioz.

Në gjysmëfinale, garuesja pejane e mposhti italianen Odette Giuffrida me “Yuko” në “Golden Score”.

Paraprakisht, kampionia olimpike e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë e mposhti çeken Tereza Bodnarova.

E në çerekfinale, “Disi” e mundi polaken Aleksandra Kaleta.

Me këtë rast, Krasniqi e siguroi medaljen e argjendtë, por në finale do ta kërkojë të artën.

Në finale, ajo do të përballet me francezen Amandine Buchard.