“Mungesat e pajustifikuara nga puna” – Trepça publikon pamjet kur punëtorët u skanuan dhe ecën në shtëpi

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka mbajtur më 16 prill 2026 shqyrtimin publik lidhur me rastet e dy punonjësve, me inicialet Xh.Q. dhe I.H., të cilët akuzoheshin për shkelje të rënda të detyrave të punës. Pas shqyrtimit të plotë të çështjes dhe analizës së provave të administruara, Komisioni ka konstatuar se të njëjtit kanë kryer…

Lajme

16/04/2026 12:53

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka mbajtur më 16 prill 2026 shqyrtimin publik lidhur me rastet e dy punonjësve, me inicialet Xh.Q. dhe I.H., të cilët akuzoheshin për shkelje të rënda të detyrave të punës.

Pas shqyrtimit të plotë të çështjes dhe analizës së provave të administruara, Komisioni ka konstatuar se të njëjtit kanë kryer shkelje në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.10, 1.23, 1.26 dhe 1.27 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A, raporton lajmi.net

Sipas kësaj rregulloreje, shkelje të rënda konsiderohen mungesat e pajustifikuara nga puna, paraqitja e pasaktë e evidencave të punës, si dhe manipulimi i sistemit të evidencës së prezencës.

Më poshtë postimi i plotë dhe video ku tregon se punëtorët u skanuan dhe ecën në shtëpi:

🚨 N J O F T I M
Më datë 16.04.2026, Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastet e punonjësve z. Xh.Q. dhe z. I.H.
Pas shqyrtimit të plotë të çështjeve dhe provave të administruara, Komisioni ka konstatuar se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, në përputhje me nenin 10, paragrafi 1, nënparagrafët 1.10, 1.23, 1.26 dhe 1.27 të Rregullores për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.
📌 Sipas kësaj rregulloreje, shkelje të rënda konsiderohen:
• mungesat e pajustifikuara nga puna
• paraqitja e pasaktë e evidencave të punës
• manipulimi i sistemit të evidencës së prezencës
📊 Nga raportet zyrtare dhe analiza e sistemit elektronik të evidencës, është konstatuar se:
➡️ Punonjësve në fjalë kanë evidentuar një numër shumë të lartë të mungesave të pajustifikuara nga puna ( I.H. 194 ditë dhe XHQ 188 ditë me mungesë në punë),
➡️ në shumë raste kanë kryer vetëm skanim të hyrjes pa dalje, apo nuk kanë evidentuar fare prezencën,
➡️ ndërkohë që pagesat janë realizuar sikur të kishin qenë të pranishëm në vendin e punës.
💰 Si pasojë e këtyre veprimeve, është shkaktuar dëm financiar ndaj ndërmarrjes në vlerë prej mijëra eurosh.
⚖️ Në bazë të këtyre fakteve dhe provave të dokumentuara, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për:
➡️ NDËRPRERJEN E MARRËDHËNIES SË PUNËS ndaj të dy punonjësve.
🎥 Në kuadër të provave, është shqyrtuar edhe një dëshmi video (01.04.2026), e cila ilustron një nga rastet e mosprezencës në vendin e punës./Lajmi.net/