Përplasje e ashpër mes Moise Kean dhe Kristian Pengwin në “Le Iene” – sqarimi del jashtë kontrollit
Një përballje e tensionuar është regjistruar në emisionin italian “Le Iene”, ku sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean, është takuar me influencuesin dhe analistin e futbollit Kristian Pengwin, pas një debati të nisur në rrjetet sociale. Situata ka eskaluar menjëherë sapo palët janë përballur fizikisht, duke u kthyer nga një tentativë sqarimi në një konflikt verbal…
Sport
Një përballje e tensionuar është regjistruar në emisionin italian “Le Iene”, ku sulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean, është takuar me influencuesin dhe analistin e futbollit Kristian Pengwin, pas një debati të nisur në rrjetet sociale.
Situata ka eskaluar menjëherë sapo palët janë përballur fizikisht, duke u kthyer nga një tentativë sqarimi në një konflikt verbal të fortë.
Kean reagoi ashpër ndaj Pengwin, duke përdorur gjuhë kërcënuese:
“Do të të rrah për vdekje. Largohu nga rruga ime, ke dy sekonda për të dalë nga shtëpia ime.”
Konflikti lidhet me komentet publike të Pengwin për performancën e sulmuesit italian, të cilat Kean i kishte konsideruar ofenduese dhe të padrejta. Influencuesi kishte analizuar negativisht paraqitjet e tij, duke përfshirë edhe krahasime me lojtarë të tjerë.
Gjatë takimit, Pengwin u përpoq të kërkonte sqarim dhe qetësim të situatës, duke theksuar se kishte ardhur vetëm për dialog, por përballja u tensionua edhe më tej.
Në një moment ndërhyrje, ekipi i “Le Iene” u detyrua të ndërpriste situatën pasi atmosfera u bë e nxehtë dhe e pakontrollueshme./