Zgjedhja e presidentit, a është në komunikim Kurti me Abdixhikun?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike. Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha sot se, me kryetarin e LDK- së, Lumir Abdixhiku janë në komunikim dhe kur të kenë rezultate ato do t’i bëjnë publike.
Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po mbahet në Prishtinë.
“Më shumë se gjysmë ore jam vonë jemi në komunikim kur të kemi rezultate do tua komunikojmë” , tha ai.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe 12 ditë kanë mbetur afat për zgjedhjen e presidentit të ri nga Kuvendi i Kosovës.
Në Prishtinë po mbahet Tryeza e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?”.
I pranishëm është edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se ne Kosovë bashkëjetesa fetarr është traditë historike. Sipas tij kjo bashkëjetes mbetet ndër vlerat thrmelore shoqërore që ka kontribuar në ruajtjen e kohezonit dhe stabilitetiz.
Shefi i ekzekutivit kosovar shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore dhe fetare në të gjithë vendin tonë./kp