Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Ministria e Financave ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës. Marrëveshja lidhet me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson…

Lajme

16/04/2026 11:14

Ministria e Financave ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës.

Marrëveshja lidhet me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin, si dhe për parandalimin e evazionit dhe shmangies tatimore.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet.

“Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës. Kjo marrëveshje forcon tutje partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral”, thuhet në njoftim.