Edhe ministri grek i Mbrojtjes viziton sot Kosovën, do të takohet me Kurtin
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Kosovën. Ai do të udhëtojë drejt Kosovës për të vizituar bazën e kontingjentit grek në kuadër të KFOR-it. Gjatë qëndrimit, Dendiasi do të takohet me komandantin grek dhe oficerë të tjerë të KFOR-it. Po ashtu, sipas mediave greke, gjatë vizitës në vendin tonë, ai pritet…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, do të vizitojë Kosovën.
Ai do të udhëtojë drejt Kosovës për të vizituar bazën e kontingjentit grek në kuadër të KFOR-it.
Gjatë qëndrimit, Dendiasi do të takohet me komandantin grek dhe oficerë të tjerë të KFOR-it.
Po ashtu, sipas mediave greke, gjatë vizitës në vendin tonë, ai pritet të zhvillojë një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kujtojmë se sot në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prevot.