Kryediplomati belg sot takon Kurtin dhe Konjufcën, do të ketë edhe konferencë për shtyp
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, zhvillon sot vizitë zyrtare në Kosovë me takime me krerët institucionalë. Ai pritet nga kryeministri Albin Kurti në orën 13:30, ndërsa më pas në 15:15 takohet me Glauk Konjufcën. Pas takimit, palët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. Vizita është pjesë e një turi në Ballkanin…
Lajme
Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, zhvillon sot vizitë zyrtare në Kosovë me takime me krerët institucionalë.
Ai pritet nga kryeministri Albin Kurti në orën 13:30, ndërsa më pas në 15:15 takohet me Glauk Konjufcën.
Pas takimit, palët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Vizita është pjesë e një turi në Ballkanin Perëndimor.
Ai theksoi rëndësinë e perspektivës evropiane për rajonin.
“Duhet të ruhet një perspektivë e besueshme integrimi në BE”, u shpreh ai.