Haxhiu pret sot në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në orën 16:00 do të presë në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot. Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në…

Lajme

16/04/2026 09:12

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në orën 16:00 do të presë në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim të Belgjikës, Maxime Prévot.

Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të takimit.

Ky takim zhvillohet në kuadër të agjendës zyrtare të U.d. Presidentes për ditën e sotme. /Lajmi.net/