Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet për zbardhjen e rastit
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtina, ndërsa Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Sipas Policisë, rreth orës 23:30…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Prishtina, ndërsa Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Sipas Policisë, rreth orës 23:30 është pranuar informata se një person ndodhej i pajetë në rrugën “Radovan Zogoviç”.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës, mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Pllana.
Tutje, Policia ka bërë të ditur se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe ekzaminimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. /Lajmi.net/