​Dy persona plagosen me armë zjarri në Prishtinë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 04:00 policia ka pranuar informatën për një rast plagosjeje në rrugën “Ahmet Krasniqi”. “Menjëherë pas…

Lajme

16/04/2026 08:49

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se rreth orës 04:00 policia ka pranuar informatën për një rast plagosjeje në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Pllana.

Bazuar në informatat fillestare, dyshohet se dy persona janë plagosur me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. /Lajmi.net/