Rama nesër në Romë, qeveria italiane njofton takimin me kryeministren Meloni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë italiane, ku bëhet e ditur se kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në orën 15:00 në Pallatin Chigi. “Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja…

Lajme

15/04/2026 20:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë italiane, ku bëhet e ditur se kreu i qeverisë shqiptare do të pritet nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni në orën 15:00 në Pallatin Chigi.

“Të enjten, më 16 prill, në orën 15:00, kryeministrja Giorgia Meloni do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Palazzo Chigi”, thuhet në faqen e qeverisë italiane”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, ende nuk ka njoftim për arsyet e vizitës së kryeministrit shqiptar në Itali.