​Stacioni i Autobusëve në Prishtinë jep sqarim për shtrenjtimin e biletave

Në lidhje me raportimet e fundit në media për rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit. Stacioni i Autobusëve në Prishtine sqaroi se vendimi për përcaktimin e çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit. “Stacioni i Autobusëve nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në…

Lajme

15/04/2026 20:22

Në lidhje me raportimet e fundit në media për rritjen e çmimeve të biletave të udhëtimit.

Stacioni i Autobusëve në Prishtine sqaroi se vendimi për përcaktimin e çmimeve të biletave është kompetencë ekskluzive e operatorëve privatë të transportit.

“Stacioni i Autobusëve nuk merr pjesë në vendimmarrjen për çmimet e biletave dhe nuk ka rol në përcaktimin apo ndryshimin e tyre.

Prandaj, çdo ndryshim i çmimeve reflekton vendime të operatorëve të transportit, bazuar në politikat dhe kostot e tyre operative”, thuhet në njoftimin e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.