Molliqaj kritikon opozitën: Po i hap rrugë Kurtit për kontroll të institucioneve

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër opozitën, duke thënë se mungesa e veprimit po i hap rrugë kryeministrit Albin Kurti për të forcuar kontrollin mbi institucionet shtetërore. Përmes një video të publikuar Molliqaj tha se Opozita po pret nga kryeministri ftesa për zgjedhjen e presidentit, ftesa për pjesëmarrje në qeveri. “Opozita po…

Lajme

15/04/2026 19:15

Lideri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër opozitën, duke thënë se mungesa e veprimit po i hap rrugë kryeministrit Albin Kurti për të forcuar kontrollin mbi institucionet shtetërore.

Përmes një video të publikuar Molliqaj tha se Opozita po pret nga kryeministri ftesa për zgjedhjen e presidentit, ftesa për pjesëmarrje në qeveri.

“Opozita po pret nga kryeministri ftesa për zgjedhjen e presidentit, ftesa për pjesëmarrje në qeveri. Me kësi opozite, ky kryeministër do t’i fusë në kontroll të gjitha institucionet”, deklaroi ai./Lajmi.net/