Varroset i riu nga Rahoveci që humbi jetën në një aksident trafiku në Austri
Sot iu dha lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Eferding të Austrisë. Në varrimin e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. “Me dhimbje të thellë, sot i dhamë…
Lajme
Sot iu dha lamtumira e fundit, 19 vjeçarit Bylbyl Avdulla Mazreku nga fshati Retijë e Rahovecit. Ai ka humbur jetën pak ditë më parë si pasojë e një aksidenti në Eferding të Austrisë.
Në varrimin e tij ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
“Me dhimbje të thellë, sot i dhamë lamtumirën të riut 19-vjeçar, Bylbyl Avdulla Mazrekut nga Retija, i cili ditë më parë humbi jetën tragjikisht në një aksident në Eferding të Austrisë.
Kjo është një humbje e rëndë për familjen, për bashkëvendësit dhe për të gjithë ata që e njohën.
Duke bashkëndier dhimbjen, i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Mazreku, miqve dhe të afërmve! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! I qoftë i lehtë dheu mbi varr! “, ka shkruar Latifi.