Hamza takon kryetarët e komunave të PDK-së, fokus në mobilizim dhe organizim politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK, ku fokusi kryesor ishte rritja e mobilizimit dhe forcimi i organizimit politik, në funksion të shërbimit sa më të mirë për qytetarët. Kryetari Hamza theksoi se përballë zhvillimeve politike dhe sfidave…

Lajme

15/04/2026 17:58

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK, ku fokusi kryesor ishte rritja e mobilizimit dhe forcimi i organizimit politik, në funksion të shërbimit sa më të mirë për qytetarët.

Kryetari Hamza theksoi se përballë zhvillimeve politike dhe sfidave ekonomike është thelbësore që strukturat e partisë të jenë të organizuara, aktive dhe të lidhura ngushtë me qytetarin, raporton lajmi.net

Ai shtoi se pikërisht përmes një organizimi në terren dhe një mobilizimi të gjerë politik, PDK mund të ndërtojë një program të qartë, të realizueshëm dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

“Degët tona duhet të jenë qendra të ideve, të angazhimit dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Vetëm përmes një organizimi të mirëfilltë dhe një mobilizimi të sinqertë mund të vijmë me një platformë politike që i përgjigjet pritshmërive të tyre”, u shpreh Hamza.

Në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe për përfshirjen sa më të gjerë të strukturave partiake në procesin e përgatitjes së politikave dhe alternativave zhvillimore.

Duke ruajtur një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive ndaj zhvillimeve politike në vend, Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes organizimit të brendshëm dhe angazhimit në terren, të ndërtojë një platformë serioze dhe të nevojshme për qytetarët e Kosovës./Lajmi.net/