Voziti 182 km/h në autostradë me veturë pa regjistrim, i ndalohet vozitja për tre muaj dhe i konfiskohen targat

Policia e Kosovës, sot ka identifikuar në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë që po voziste 182 km/h në zonën ku lejohet 120 km/h. Për shkeljen e kryer, shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj dhe i janë shqiptuar pikë negative. Vetura që po drejtontë kishte afat të skaduar të regjistrimit të automjetit…

Lajme

15/04/2026 16:54

Policia e Kosovës, sot ka identifikuar në autostradën “Ibrahim Rugova” një veturë që po voziste 182 km/h në zonën ku lejohet 120 km/h.

Për shkeljen e kryer, shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj dhe i janë shqiptuar pikë negative.

Vetura që po drejtontë kishte afat të skaduar të regjistrimit të automjetit dhe i është konfiskuar targa.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ushtroj autorizimet e saj në mbikëqyrjen e komunikacionit rrugor, me qëllim të parandalimit të shkeljeve në trafik dhe parandalimit të aksidenteve”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: