Hyseni ia jep edhe një shpresë qytetarëve të Gjilanit: Stadiumi besoj që këtë vit do të kryhet
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në një intervistë për Radio Star Gjilan, është shprehur optimist se stadium i qytetit do të jetë i përmbyllur si projekt brenda këtij viti. Ai ka thënë se ky projekt është zgjatur kaq shumë për shkak të kushteve atmosferike. “Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë. Kemi pasë probleme me…
Lajme
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni në një intervistë për Radio Star Gjilan, është shprehur optimist se stadium i qytetit do të jetë i përmbyllur si projekt brenda këtij viti.
Ai ka thënë se ky projekt është zgjatur kaq shumë për shkak të kushteve atmosferike.
“Punimet po zhvillohen me intensitet të lartë. Kemi pasë probleme me kushtet atmosferike, në fund të vitit të kaluar, vërshimet e kanë vështirësuar. Por, nga ajo që kam pasë takime me punëkryerësit, fundi i qershorit ose korriku do të jetë, kur kryhen punimet e vrazhda. Mbrenda këtij vitit unë besoj që stadiumi, do të jetë i kryer si projket.” – tha ai.