Trump: Ngushtica e Hormuzit po hapet, anijet po kthehen në qarkullim
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, në një intervistë për Fox Business se Ngushtica e Hormuzit po hapet dhe se anijet po rikthehen në qarkullim. Por, Trump nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë. Kjo deklaratë e tij vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, pasi Irani ka paralajmëruar…
Bota
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, në një intervistë për Fox Business se Ngushtica e Hormuzit po hapet dhe se anijet po rikthehen në qarkullim.
Por, Trump nuk ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë.
Kjo deklaratë e tij vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, pasi Irani ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë sulme ndaj transportit detar në Gjirin Persik, Detin e Kuq dhe Gjirin e Omanit. Kërcënimet janë bërë në përgjigje të bllokadës detare të vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj porteve iraniane, shkruajnë BBC.
Sipas raportimeve ndërkombëtare, bllokada amerikane ka hyrë në fuqi të hënën, ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të para nuk është regjistruar asnjë anije që ka kaluar në zonën e prekur.
Intervista e Trump është realizuar përpara deklaratave më të fundit kërcënuese nga Irani.
Në këtë intervistë, ai u shpreh se situata mbetet e paqartë, duke theksuar se “nuk kemi përfunduar ende”. Megjithatë, ai ka shtuar se ekziston mundësia që konflikti të jetë pranë një përfundimi dhe nuk ka përjashtuar arritjen e një marrëveshjeje të madhe me Iranin.
Zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për sigurinë e transportit ndërkombëtar detar, duke qenë se Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për furnizimin global me energji.