Ambasada e SHBA-së në Kosovë fton muzikantët të marrin pjesë në festimin e 250-vjetorit të Amerikës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë thirrje publike për muzikantët në vend që të bëhen pjesë e një iniciative të veçantë, në kuadër të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas njoftimit, të interesuarit duhet të zgjedhin njërën nga tri këngët amerikane: “The Star-Spangled Banner”, “America the Beautiful” ose “My Country…

Lajme

15/04/2026 14:26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka bërë thirrje publike për muzikantët në vend që të bëhen pjesë e një iniciative të veçantë, në kuadër të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit, të interesuarit duhet të zgjedhin njërën nga tri këngët amerikane: “The Star-Spangled Banner”, “America the Beautiful” ose “My Country ’Tis of Thee”, dhe të incizojnë veten duke i interpretuar.

Videoja më pas duhet të publikohet në rrjetet sociale Facebook ose Instagram, duke etiketuar faqen Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe duke përdorur hashtagun e fushatës.

Fushata do të zgjasë deri më 12 maj, ndërsa nga Ambasada bëhet e ditur se disa prej pjesëmarrësve të përzgjedhur mund të kontaktohen dhe të kenë mundësinë të performojnë në eventin zyrtar të 4 Korrikut.

Ambasada amerikane ka inkurajuar të gjithë muzikantët e talentuar në Kosovë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj iniciative festive. /Lajmi.net/