ASK nxjerr të dhënat e reja: Martesat bien, shkurorëzimet rriten ndjeshëm në shkurt 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për shkurt 2026, ku janë përfshirë edhe statistikat për kurorëzimet dhe shkurorëzimet. Sipas të dhënave, gjatë këtij muaji janë regjistruar 969 kurorëzime, duke shënuar rënie prej rreth 29.4% krahasuar me muajin janar 2026, shkruan lajmi.net. Ndërkaq, shkurorëzimet kanë shënuar rritje. Në shkurt 2026…

Lajme

15/04/2026 14:09

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare mujore për shkurt 2026, ku janë përfshirë edhe statistikat për kurorëzimet dhe shkurorëzimet.

Sipas të dhënave, gjatë këtij muaji janë regjistruar 969 kurorëzime, duke shënuar rënie prej rreth 29.4% krahasuar me muajin janar 2026, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, shkurorëzimet kanë shënuar rritje. Në shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 135 raste, që përbën rritje prej 53.4% krahasuar me muajin paraprak.

Agjencia e Statistikave të Kosovës thekson se këto të dhëna janë preliminare dhe bazohen në regjistrime administrative të Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës. /Lajmi.net/