Nisin aksionet në Prishtinë: Konsumatorët me borxhe mbi 500 euro rrezikojnë shkyçjen nga uji

Në Prishtinë kanë nisur aksione për shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit, të cilët kanë borxhe të pashlyera për shërbimet e ujësjellësit. Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, të gjithë konsumatorët që kanë borxhe mbi 500 euro obligohen të kryejnë pagesat në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që…

Lajme

15/04/2026 13:15

Në Prishtinë kanë nisur aksione për shkyçjen e konsumatorëve nga rrjeti i ujësjellësit, të cilët kanë borxhe të pashlyera për shërbimet e ujësjellësit.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, të gjithë konsumatorët që kanë borxhe mbi 500 euro obligohen të kryejnë pagesat në afatin sa më të shkurtër të mundshëm, në mënyrë që të shmangin masat e shkyçjes.

Në kuadër të këtyre aksioneve, po asiston edhe Policia e Kosovës, ndërsa aksionet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga KRU “Prishtina” bëhet e ditur se qëllimi i këtyre masave është rritja e disiplinës në pagesa dhe përmirësimi i shërbimeve për konsumatorët. /Lajmi.net/