Kurti: Mendova se bëhej fjalë për Asociacionin tjetër, por kur kuptova që ishte i bizneseve, ishte në rregull
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se fillimisht kishte hezitime lidhur me një ftesë për takim që lidhej me Asociacionin, por se qëndrimi i tij ndryshoi pasi e kuptoi natyrën e tij. Duke folur në këtë ngjarje, ai tha se në momentin kur mori ftesën ishte skeptik, duke pasur parasysh debatet e vazhdueshme rreth…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se fillimisht kishte hezitime lidhur me një ftesë për takim që lidhej me Asociacionin, por se qëndrimi i tij ndryshoi pasi e kuptoi natyrën e tij.
Duke folur në këtë ngjarje, ai tha se në momentin kur mori ftesën ishte skeptik, duke pasur parasysh debatet e vazhdueshme rreth Asociacionit. Megjithatë, sipas tij, situata u qartësua më pas.
“Kur më ftuan në takim për Asociacionin isha skeptik, por kur e kuptova që bëhet fjalë për Asociacionin e Bizneseve lidere në sektorin e shërbimeve atëherë ishte në rregull”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit dhe mbështetjes së zhvillimit ekonomik, duke e konsideruar këtë si një element kyç për forcimin e ekonomisë së vendit. /Lajmi.net/