Zveçan: Persona të panjohur hynë në shtëpinë e tij dhe e goditën me mjet të fort në kokë, rasti nën hetime
Një rast i rëndë ka ndodhur në rrugën “Njegoseva” të Zveçanit, më 14 prill 2026 pas mesnate. Persona të panjohur hynë në shtëpinë e viktimës dhe e goditën me mjet të fortë në kokë, shkruan lajmi.net. Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor në ambulancën e qytetit, ndërsa njësitet policore po e hetojnë…
Lajme
Një rast i rëndë ka ndodhur në rrugën “Njegoseva” të Zveçanit, më 14 prill 2026 pas mesnate.
Persona të panjohur hynë në shtëpinë e viktimës dhe e goditën me mjet të fortë në kokë, shkruan lajmi.net.
Viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor në ambulancën e qytetit, ndërsa njësitet policore po e hetojnë rastin.
“Rr. Njegoseva, Zveçan 14.04.2026 – 01:22. Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se persona të panjohur pasi kanë hyrë brenda në shtëpinë e tij dhe e kanë goditur me mjet të fort në kokë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në ambulancën e qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/