Policia bastisë shtëpinë e një personi në Skenderaj, u shfaq në rrjete sociale duke ekspozuar armë zjarri – i konfiskohen disa pistoleta dhe armë të gjata

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një personi në Skenderaj që u shfaq në rrjetet sociale duke ekspozuar armë. Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar tri pistoleta, dy armë të gjatë dhe fishekë, transmeton lajmi.net. I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim…

Lajme

15/04/2026 09:04

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një personi në Skenderaj që u shfaq në rrjetet sociale duke ekspozuar armë.

Gjatë bastisjes, Policia ka sekuestruar tri pistoleta, dy armë të gjatë dhe fishekë, transmeton lajmi.net.
I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
Policia në Skenderaj realizon bastisje, sekuestron armë dhe municion
Skenderaj, 14 prill 2026
Bazuar në informatën e pranuar se një person ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë, hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe si rezultat është identifikuar dhe lokalizuar personi i dyshuar.
Më datë 14.04.2026, mbi dyshimet e bazuara është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në zonën e Skenderajt. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë:
-Tri armë të shkurta (pistoleta)
-Dy armë të gjata
-734 fishekë të kalibrave të ndryshëm
I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.”/lajmi.net/