Ramush Haradinaj përkujton vëllain Enverin: Dhimbja nuk u ndal as pas luftës, shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn, me një mesazh emocional në rrjetet sociale. Ai theksoi se humbjet dhe dhimbja për familjen e tij nuk kanë përfunduar as pas luftës, duke kujtuar edhe bashkëkombës të tjerë të rënë, transmeton lajmi.net. “Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë…
Lajme
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn, me një mesazh emocional në rrjetet sociale.
Ai theksoi se humbjet dhe dhimbja për familjen e tij nuk kanë përfunduar as pas luftës, duke kujtuar edhe bashkëkombës të tjerë të rënë, transmeton lajmi.net.
“Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne, i kujtojmë përjetë. Të kujtojmë përjetë, vëlla Enver”, ka shkruar Haradinaj.
Enver Haradinaj u vra në prill të vitit 2005 në fshatin Raushiq, në moshën 24-vjeçare, në një sulm të armatosur ndërsa po udhëtonte me veturë.
Ai ishte një nga tre vëllezërit e familjes Haradinaj që humbën jetën në rrethana tragjike. Gjatë luftës në Kosovë ishin vrarë edhe Luani dhe Shkëlzeni.
Në kohën e ngjarjes së vitit 2005, Ramush Haradinaj dhe vëllai i tij Daut Haradinaj ndodheshin në paraburgim./lajmi.net/