QKMK: Rruga Pejë-Rozhajë në Mal të Zi do të bllokohet për kamionë nga sot deri të premten

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-Rozhajë, saktësisht në Dacaj të Malit të Zi do të bllokohet. Kjo bllokadë është vetëm për kamionë dhe do të zgjas nga sot deri të premtën, shkruan lajmi.net. “Bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në…

Lajme

14/04/2026 16:22

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-Rozhajë, saktësisht në Dacaj të Malit të Zi do të bllokohet.

Kjo bllokadë është vetëm për kamionë dhe do të zgjas nga sot deri të premtën, shkruan lajmi.net.

“Bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre. Për automjete të vogla rruga do të jetë e hapur”, ka njoftuar QKMK.

Për më shumë informata kontaktoni 📞QKMK, në numrat e mëposhtëm:

+383(0)45198000,

+383(0)45198606 dhe

numrin pa pagesë 080050095