Manxhuka reagon pas dënimit me burg: Kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa – jemi ballhapur
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar publikisht pasi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Ai ka folur për zhvillimet në veri të vendit, duke theksuar se ndikimi i Serbisë është dobësuar dhe se, sipas tij, grupet kriminale janë çmontuar, raporton lajmi.net “Ndikimi i…
Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka reaguar publikisht pasi u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.
Ai ka folur për zhvillimet në veri të vendit, duke theksuar se ndikimi i Serbisë është dobësuar dhe se, sipas tij, grupet kriminale janë çmontuar, raporton lajmi.net
“Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.
Bashkë me Manxhukën është dënuar me të njëjtën masë, 1 vit e 6 muaj burgim, edhe deputeti i VV-së, Egzon Azemi.
Ndërkaq, me nga 6 muaj burgim janë dënuar edhe Qerim Elshani dhe Edi Zenelaj.
Postimi i tij i plotë:
Ndikimi i Serbisë në veri, bandat kriminale atje janë shpartalluar. Ajo që jo që nuk u bë, por që u stimulua për mbi 20 vjet, u luftua dhe u çmontua për vetëm një mandat. Natyrisht, kemi qenë të bindur që do të prishen shumë interesa. Por, jemi ballhapur, pjesa që nisi të cilësohej ‘Dhuratë e Rankoviqit’ po merr jetë si kurrë më parë si mrekulli e bukuri e Republikës së Kosovës.
Përpara. Vazhdojmë./Lajmi.net/