Nis nesër intervistimi i kandidatëve për Bordin e RTK-së

Në mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), është shqyrtuar lista e kandidatëve dhe dokumentacioni i tyre. Kështu ka bërë të ditur Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh udhëheqëse e këtij komisioni, transmeton lajmi.net. Sipas saj, në këtë…

Lajme

14/04/2026 15:06

Në mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), është shqyrtuar lista e kandidatëve dhe dokumentacioni i tyre.

Kështu ka bërë të ditur Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh udhëheqëse e këtij komisioni, transmeton lajmi.net.

Sipas saj, në këtë mbledhje është vendosur edhe për metodologjinë dhe orarin e intervistimit të kandidatëve, proces që do të nisë nesër nga ora 09:00.

Nagavci ka theksuar se komisioni mbetet i përkushtuar që përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së të bëhet mbi bazën e meritës, integritetit dhe përgjegjësisë publike.

Ajo ka shtuar se synimi është që bordi i transmetuesit publik të përbëhet nga profesionistë të denjë, të cilët i shërbejnë interesit të qytetarëve.

Postimi i plotë: 

Ne mbledhjen e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, shqyrtuam sot listën e kandidatëve dhe dosjet e tyre, si dhe vendosëm për metodologjinë dhe orarin e intervistave. Intervistimi i kandidatëve fillon nesër nga ora 09:00.
Mbesim të përkushtuar që përzgjedhja të jetë e bazuar në meritë, integritet dhe përgjegjësi publike, në mënyrë që Bordi i RTK-së të përbëhet nga profesionistë të denjë që i shërbejnë interesit të qytetarëve.
Vazhdojmë tutje!/lajmi.net/