Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës, e miraton një projektligj për energjinë elektrike
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të dhjetë në formë elektronike, ku ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Energjinë Elektrike. Sipas njoftimit zyrtar, ky projektligj synon të përcaktojë rregullat dhe masat për funksionimin e sektorit të energjisë elektrike në vend, transmeton lajmi.net. Përmes tij synohet garantimi i furnizimit të sigurt,…
Lajme
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e saj të dhjetë në formë elektronike, ku ka shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Energjinë Elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar, ky projektligj synon të përcaktojë rregullat dhe masat për funksionimin e sektorit të energjisë elektrike në vend, transmeton lajmi.net.
Përmes tij synohet garantimi i furnizimit të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike për qytetarët.
Po ashtu, projektligji parasheh që furnizimi me energji të bëhet me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke kontribuar njëkohësisht në arritjen e objektivave klimatike të Kosovës./lajmi.net/