MINTI gjobit KEDS-in për njehsorë elektrikë me afat të skaduar verifikimi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka intensifikuar kontrollet në terren pas ankesave të qytetarëve për njehsorët elektrikë. Sipas gjetjeve të Komisionit Verifikues në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë, raporton lajmi.net Në bazë të këtyre rezultateve, Inspektorati Qendror…

Lajme

14/04/2026 13:38

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka intensifikuar kontrollet në terren pas ankesave të qytetarëve për njehsorët elektrikë.

Sipas gjetjeve të Komisionit Verifikues në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se nga ana e KEDS-it nuk është respektuar afati i vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë, raporton lajmi.net

Në bazë të këtyre rezultateve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji, ka shqiptuar gjoba që variojnë nga 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar.

MINTI ka deklaruar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe trajtimin me prioritet të ankesave të tyre.

Po ashtu, ministria ka bërë të ditur se është funksionalizuar një numër mobil për pranimin e ankesave, përfshirë edhe komunikimin përmes platformës Viber, duke u mundësuar qytetarëve raportim më të lehtë të parregullsive në çdo kohë./Lajmi.net/