Marie-Louise Eta bën histori, gruaja e parë që drejton një ekip në Bundesligë
Klubi gjerman Union Berlin ka hyrë në histori duke emëruar Mari-Louise Eta si trajneren e përkohshme të ekipit të parë, duke e bërë atë gruan e parë që drejton një skuadër në Bundesliga dhe në një nga pesë ligat më të mëdha të Evropës. Pas shkarkimit të trajnerit Steffen Baumgart, 34 vjeçarja mori drejtimin e…
Sport
Klubi gjerman Union Berlin ka hyrë në histori duke emëruar Mari-Louise Eta si trajneren e përkohshme të ekipit të parë, duke e bërë atë gruan e parë që drejton një skuadër në Bundesliga dhe në një nga pesë ligat më të mëdha të Evropës.
Pas shkarkimit të trajnerit Steffen Baumgart, 34 vjeçarja mori drejtimin e ekipit, në një moment të vështirë për klubin që po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman.
Ndërkohë, Eta nuk është një emër i panjohur në klub. Ajo ka qenë më parë trajnere e ekipit U19 dhe asistente në ekipin e parë, duke bërë histori që në vitin 2023 si gruaja e parë asistente në Bundesligë.
Para karrierës si trajnerë, ajo kishte një të kaluar të suksesshme si futbolliste, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve për vajza me Turbine Potsdam dhe disa tituj kampionë në Gjermani.
Detyra e saj kryesore tani është të ndihmojë Union Berlin të sigurojë mbijetesën në ligë në ndeshjet e mbetura të sezonit, përpara se të marrë drejtimin e ekipit të vajzave në verë.
Emërimi i saj konsiderohet një moment historik për futbollin evropian dhe një hap i madh drejt barazisë gjinore në sport.