20-vjeçari shqiptar vritet në Helsingborg të Suedisë, plagoset edhe një 25-vjeçare

Një 20 vjeçar është vrarë në Helsinborg të Suedisë. Nga mediat suedeze raportohet se viktima është shqiptar. Po ashtu në këtë ngjarje, është plagosur edhe një vajzë e moshës 25 vjeçare e cila ishte në shoqëri të të ndjerit. Policia deklaron se akoma nuk dihen motivet e këtij rasti, e gjithashtu nuk ka ndonjë të…

Lajme

14/04/2026 12:58

Një 20 vjeçar është vrarë në Helsinborg të Suedisë.

Nga mediat suedeze raportohet se viktima është shqiptar.

Po ashtu në këtë ngjarje, është plagosur edhe një vajzë e moshës 25 vjeçare e cila ishte në shoqëri të të ndjerit.

Policia deklaron se akoma nuk dihen motivet e këtij rasti, e gjithashtu nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.

Tutje sipas TCh, i riu dyshohet se ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge në Helsinborg dhe në rajonin Skane.

Mësohet se viktima është shtetasi M.Ll, 20 vjeç, emigrant nga Fieri, i cili ndodhej prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij./Lajmi.net/