Atmosferë e nxehtë në mbledhje – largimi i Gërvallës sjell reagime, Tahiri ngacmon Qorrollin: Duhet me u çu se përndryshe…
Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në një mbledhje ku mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë. Gjatë seancës, pasi ministrja u largua nga mbledhja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, u ngrit në këmbë, veprim që u komentua më pas nga deputeti i Aleancës…
Lajme
Komisioni për Legjislacion ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në një mbledhje ku mori pjesë edhe ministrja e Drejtësisë.
Gjatë seancës, pasi ministrja u largua nga mbledhja, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, u ngrit në këmbë, veprim që u komentua më pas nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Tahiri reagoi me ironi ndaj situatës, duke e cilësuar veprimin si të tepruar dhe duke shtuar me tone sarkastike se “duhet me u çu në këmbë, se ndryshe…” – një deklaratë që shkaktoi reagime dhe diskutime në mbledhje.
Megjithatë, pavarësisht këtij momenti të tensionuar dhe ironik mes deputetëve, Komisioni vijoi punën dhe përfundimisht miratoi projektligjin në fjalë. /Lajmi.net/