Kurti dhe liderët institucionalë në homazhe te “Heroinat” – kërkohet drejtësi dhe njohje për të mbijetuarit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nënkryetarin e Kuvendit, Ardian Gola, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë, kanë bërë homazhe te Memoriali Heroinat, në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë. Sipas…

Lajme

14/04/2026 10:07

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nënkryetarin e Kuvendit, Ardian Gola, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë, kanë bërë homazhe te Memoriali Heroinat, në shënim të 14 Prillit – Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, institucionet e Kosovës shprehin solidaritet të plotë me të gjithë të mbijetuarit dhe të mbijetuarat, duke theksuar angazhimin për drejtësi, njohje dhe mbështetje të vazhdueshme.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës mbetet i përkushtuar që asnjë i mbijetuar të mos mbetet pa mundësinë për të kërkuar njohjen dhe mbështetjen që meriton. /Lajmi.net/