Legjenda Yilmaz del kundër gjyqtarëve në Turqi: Nëse e kam gabim, le të përgjigjen

Futbolli turk po përballet me një valë të re polemikash, pasi Burak Yilmaz, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të arbitrave. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai vuri në pikëpyetje një nga momentet më të diskutuara të javëve të fundit. “Penalltia në ndeshjen Fenerbahce vs Besiktas, a ishte vërtet penallti? Jo. A ka ndryshuar…

Sport

14/04/2026 09:45

Futbolli turk po përballet me një valë të re polemikash, pasi Burak Yilmaz, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të arbitrave.

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai vuri në pikëpyetje një nga momentet më të diskutuara të javëve të fundit.

“Penalltia në ndeshjen Fenerbahce vs Besiktas, a ishte vërtet penallti? Jo. A ka ndryshuar ndonjë gjë? Jo. Goli i Galatasarayt në Konya anulohet, ndërsa i njëjti gol pranohet kundër meje ditën tjetër. Ku është konsistenca?”

Yılmaz nuk kurseu kritikat as ndaj Komisionit qendror të gjyqtarëve, duke deklaruar:

“Presidenti i MHK-së është i dobët, gjyqtarët janë të dobët. Pse është ende në detyrë? Çfarë e bën të paprekshëm”?

Sipas tij, problemi në futbollin turk është më i thellë dhe lidhet me mënyrën si funksionon sistemi në tërësi:

“Ky sistem nuk do të përmirësohet. Funksionon mbi favorizime dhe lidhje të ngushta”.

VIDEO