Arratiset një i dyshuar nga stacioni policor në Prishtinë

Një person i privuar nga liria është arratisur nga Stacioni Policor në Prishtinë, sipas raportit të Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur më 13 prill 2026 rreth orës 16:10, në rajonin e SP Jugu. Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka arritur të largohet nga ambientet e stacionit policor në rrethana që ende nuk janë…

Lajme

14/04/2026 09:33

Një person i privuar nga liria është arratisur nga Stacioni Policor në Prishtinë, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 13 prill 2026 rreth orës 16:10, në rajonin e SP Jugu. Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar ka arritur të largohet nga ambientet e stacionit policor në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura, raporton lajmi.net

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet dhe po ndërmarrin veprime për kapjen e të dyshuarit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për identitetin e personit apo mënyrën e arratisjes./Lajmi.net/